Maja Kocijançiq e përpiloi dokumentin ‘non-paper’, reagon Komisioni Evropian

Aktuale

Maja Kocijançiq e përpiloi dokumentin ‘non-paper’, reagon Komisioni Evropian

Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:16
Maja Kocijançiq

Bujë të madhe së fundi bëri publikimi i një dokumenti të ashtuquajtur ‘Non-Paper’ në të cilin flitet për ndryshimet që mund të pasohen në Ballkanin Perëndimor, duke prekur kështu edhe Kosovën.

Në këtë dokument ndër të tjerash u theksua se Kosova do të ketë ndryshim kufijsh, e që në këtë aspekt do të ndikonte në zhvillimet politiko-institucionale në Kosovë dhe më gjerë.

Nga shteti serb kanë deklaruar së fundi se prapa kësaj letre e cila flet për një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë qëndron Maja Kocijançiq zyrtare e Bashkimit Evropian.

Regjisori serb, Dragoslav Bokan deklaroi se pas “non-paper” për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi qëndron zëdhënësja e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq.

Lidhur me këtë lajmi.net ka dërguar pyetje në adresë të Kocijançiqit, ku në përgjigjen e kthyer mohohet kategorikisht një gjë e tillë.

“ Komisioni hedh poshtë këtë spekulim qesharak se një nga zyrtarët e tij qëndron pas kësaj të ashtuquajturës ‘non paper’. Komisioni nuk ka asnjë koment për të ashtuquajturën ‘non paper’ që nuk e ka prodhuar as marrë”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Poashtu u theksua se të njëjtit vetëm mund të përsërisin mbështetjen e vazhdueshme dhe të qartë të Bashkimit Evropian për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne vetëm mund të kujtojmë dhe përsërisim mbështetjen e vazhdueshme dhe të qartë të BE-së për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ballkanit Perëndimor”, u tha tutje në përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat