Gani Geci i kundërpërgjigjet Blerim Latifit, kjo është arsyeja

Aktuale

Gani Geci i kundërpërgjigjet Blerim Latifit, kjo është arsyeja

Nga: P.R Më: 4 maj 2021 Në ora: 19:29
Gani Geci dhe Blerim Latifi

Refuzimi i lirimit më kusht i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dhe vendimi i Gjykatës Speciale se një gjë e tillë mund të ndodhë në rast se garanton një vend i tretë, ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Profesori i Filozofisë Politike dhe analisti, Blerim Latifi ka deklaruar se shteti i Kroacisë ka dhënë 50 milionë euro për lirimin e gjeneralit kroat, Ante Gotovina.

“50 milionë euro i ka dhënë Kroacia për lirimin e Ante Gotovinës, e ne në Kosovë merremi me interesa meskine dhe me luftëra politike me rastin e të arrestuarve në Hagë”, është shprehur Latifi në njërën nga televizionet në Kosovë.

E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e ish deputetit të LDK-së, Gani Geci.

“E para nuk është akuzuar Ante Gotovina asnjëherë dhe për asnjë rast të vetëm për asnjë vrasje të kundërshtarëve politik Kroat. Edhe pas përfundimit të luftës në Kroaci Ante Gotovinen e kanë lutur të gjitha partitë politike të bëhet pjesë e tyre por ai ka thanë: Jo nuk dua të anëtarësohem në asnjë parti politike sepse dua te vdesë si gjeneral lufte dhe jo si politikan hajn. Si gjeneral vepra ime do të jetoj mijëra vite pas vdekjes sime. Ndërsa si politikan do të mbahem mend si rrenc dhe hajn”, ka shkruar Gani Geci, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat