Reagon edhe djali i deputetit të vrarë të LDK-së: T’kishim më shumë Donika, po qartësohen gjërat dhe po...

Aktuale

Reagon edhe djali i deputetit të vrarë të LDK-së: T’kishim më shumë Donika, po qartësohen gjërat dhe po...

Nga: P.R Më: 4 maj 2021 Në ora: 19:47
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është bërë cak i sulmeve në 24 orët e fundit, krejt kjo për shkak të disa deklaratave që Gërvalla i ka dhënë në të kaluarën.

E vet Gërvalla në reagimin e saj, ka shkruar se do të kërkojë gjithmonë drejtësi.

“Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit.”, ka shkruar Donika Gërvalla.

“Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim. Shumë punë na presin, vërtet”, ka përfunduar reagimin e saj Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

E në përkrahje të Gërvallës ka dal Blerim Hajdaraj, djali i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

“Tradhëtar janë ata që kanë vra kundërshtar politik mas shpine, e jo ai/ajo që kërkon zbardhjen e tyre. Donikës i lumtë. T’kishim më shumë Donika , më mirë do i kishim punët. Mirë që po qartësohen gjërat dhe po dahet shapi prej sheqeri (kush ka po mbanë anë). Faleminderit Donikë!”, ka shkruar në reagimin e tij Blerim Smajl Hajdaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat