“Kosova po trajtohet si partner i NATO-s”

Aktuale

“Kosova po trajtohet si partner i NATO-s”

Më: 4 maj 2021 Në ora: 20:19
FSK

Ish-Atasheu i Kosovës në SHBA, Xhavit Gashi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është partner i besueshëm për NATO-n.

Ai këtë vlerësim e ka nxjerr pas pjesëmarrës së FSK-së në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2021” që po mbahet në Shqipëri.

“E kemi kaluar testin e besueshmërisë dhe po tregojmë se jemi partner i besueshëm dhe profesional. Llogaritemi si partner edhe pse në aspektin politike ende nuk e kemi nënshkruar partneritetin për paqe”, ka thënë Gashi

“Po trajtohemi si partner. Jemi pjesëmarrës me të gjitha shtetet e NATO-s.  Kjo e lehtëson shumë rrugën drejt NATO-s kur të krijohet atmosfera politike. Jemi partner gjithmonë gjatë takimeve, nuk jemi të fortë, por partnerë të besueshëm dhe këtë e kanë parë. Kosova nuk është shtet i formë por me kapacitetet që ka jemi shtet i besueshëm. Jemi rrit dhe zhvilluar me SHBA dhe NATO. E kemi kaluar testin e besueshmërisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat