Muhaxheri tregon se a ishte vendim i duhur që qëndruan në sallë për votimin e Osmanit si presidente

Aktuale

Muhaxheri tregon se a ishte vendim i duhur që qëndruan në sallë për votimin e Osmanit si presidente

Më: 4 maj 2021 Në ora: 21:06
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai tutje shtoi se LDK-ja ka bërë veprim të mirë që ka qëndruar në sallë ditën kur u votua Osmani si shefe e shtetit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk iu frikësua zgjedhjeve të reja. Qëndrimi në sallë për Osmanin, ishte vendim i duhur”, tha ai në Kanal10.

Mes tjerash, Muhaxheri tha se vullneti i popullit ishte që Vetëvendosja të qeverisë me vendin, si dhe sipas tij “duhet të shohim se si do të qeverisin”, për të gjykuar veprimet e tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat