Avni Islami: Po rrezikohet siguria e jetës dhe shëndeti i qytetarëve nga debatet televizive

Aktuale

Avni Islami: Po rrezikohet siguria e jetës dhe shëndeti i qytetarëve nga debatet televizive

Nga: N.Sh Më: 4 maj 2021 Në ora: 22:11
Avni Islami

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, thotë se nga debatet televizive po rrezikohet siguria e jetesës dhe shëndeti i qytetarëve.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se duhet urgjentisht të ndërtohet një strategji mediale dhe të ketë më shumë hapësirë në arsim, shkencë, art e kulturë.

“Me shkas.

Siguria e jetës dhe shëndeti i qytetareve, është duke u rrezikua seriozisht edhe nga debatet në televizionet tona. Polarizimi i skajshëm politikë dhe dhënia e hapësirës shumë të madhe po shkakton stres te shumica e teleshikuesve në shumicën e televizioneve tona. Prandaj, duhet të urgjentisht që të ndërtohet një strategji mediale e në mediat tona të ketë̈ më shumë: arsim, shkencë, art e kulturë që do të ndikonin direkt në emancipimin e dhe ngritjen e vetëdijes së shoqërisë tonë”, shkruan Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat