Mediat ndërkombëtare shkruajnë për stërvitjen ushtarake të Kosovës në “Defender Europe 21”

Aktuale

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për stërvitjen ushtarake të Kosovës në “Defender Europe 21”

Nga: A.M. Më: 4 maj 2021 Në ora: 22:44
Ushtria e Kosovës

“Defender Europe 21” ka filluar sot në portin detar të Durrësit. Ajo do të zhvillohet në drejtimin e NATO-s. Është paraparë që në këto stërvitje të marrin pjesë mbi 30 mijë trupa ushtarake të gjithë llojeve nga mbi 25 shtete anëtare të NATO-s.

Përveç tyre edhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në këto stërvitje ushtarake.

Kjo është hera e parë e Kosovës, që bëhet pjesë e “Defender Europe 21”.

Për këtë kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare, ndër to ka shkruar edhe mediumi Exit.

Shkrimi i plotë i Exit:

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në stërvitjen shumëkombëshe ushtarake "Defender Europe 21" të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e cila filloi në Shqipëri të martën.

Kjo është hera e parë që ushtria e Kosovës merr pjesë në një stërvitje të madhe së bashku me partnerët e saj - SH.B.A., NATO dhe aleatët e tjerë.

Në vitin 2018, gjatë mandatit të Ramush Haradinajt si kryeministër, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për të shndërruar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur. Procesi i tij i transformimit pritet të zgjasë dhjetë vjet.

FSK-ja ka 2,747 ushtarë aktivë dhe synon të dyfishojë numrin, si dhe të sigurojë një forcë rezervë prej 3,000.

Trupat e saj aktualisht po marrin pjesë në një mision të përbashkët paqeruajtës në Kuvajt, së bashku me trupat amerikane, për herë të parë në historinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat