Ushtrimet ekstreme që bëjnë ushtarët e FSK-së

Aktuale

Ushtrimet ekstreme që bëjnë ushtarët e FSK-së

Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:42
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), dita ditës po dëshmohet si një forcë profesionale me standarde të NATO-s.

Ushtarët e Kosovës janë duke kryer trajnime të ngjashme me ato të shteteve më të fuqishme në botë.

Kohët e fundit pjestarët e FSK-së, kanë kryer disa ushtrime mjaft ekstreme.

Në video shihet se ushtarët gjatë natës kanë hyrë në një lumë të ftoftë, ndërsa temperaturat e ulëta kanë bërë që ata të dridheshin nga i ftohti.

Në këto ushtrime dëgjohen eprorët e tyre duke i dhënë urdhëra me zë të lartë ushtarëve të cilët i zbatojnë pa asnjë dyshim.

Kujtojmë se FSK-ja është pjesëmarrëse në mesin e 27 shteteve në ushtrimin ushtarak “Defender Europe 21” të cilat po zhvillohen në Shqipëri.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat