Mehaj thotë se duhet të rritet buxheti për forcimin e FSK-së

Aktuale

Mehaj thotë se duhet të rritet buxheti për forcimin e FSK-së

Më: 5 maj 2021 Në ora: 10:23
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë së Mbrojtjes ku ka thënë se nevojitet mbështetje për rritje të buxhetit në mënyrë që të forcohen kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përveç buxhetit, ai ka thënë se nevojitet edhe mbështetje për lirim nga dogana.

Mehaj ka thënë se shkurtimi i buxhetit për FSK-në ka pasur ndikimin në zhvillimin e Forcës.

Para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ai ka folur për pjesëmarrjen e FSK-së në misione paqeruajtëse ku sipas tij, përveç në Kuvajt ku po qëndrojnë pjesëtarët e FSK-së, së shpejti do të marrin pjesë edhe në operacione të tjera paqeruajtëse jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat