Haradinaj e Ramosaj bëjnë homazhe tek lapidaret e dëshmorëve në Deçan

Aktuale

Haradinaj e Ramosaj bëjnë homazhe tek lapidaret e dëshmorëve në Deçan

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj kanë bërë homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve në Deçan për nder të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune.

Haradinaj dhe Ramosaj, të shoqëruar nga qytetarë të shumtë vendosën lule pranë lapidarëve të dëshmorëve Mentor Tolaj, Salih Çekaj, Beg Rizaj, Luan Haradinaj dhe pranë lapidarit të dëshmorëve Nagip Cacaj, Isa Kuçi, Valdet Kuçi, Bajram Rr. Goga dhe Himë Mushkolaj.

Homazhe gjatë ditës së sotme do të ketë edhe pranë varreve të të gjithë dëshmorëve të kësaj komune.

Liderët janë gjithmonë ata të cilë bëjnë homazhe në këto ditë kur dëshmorët kanë dhënë jetët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat