Hoxha kujton deklaratën e ish presidentit për Specialen: Mençuria e patriotit Thaçi, mikut të patriotit Rama

Aktuale

Hoxha kujton deklaratën e ish presidentit për Specialen: Mençuria e patriotit Thaçi, mikut të patriotit Rama

Nga: G.B Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:15
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Elvis Hoxha, ish këshilltari i Albin Kurtit, ka publikuar deklaratën e ish presidentit Hashim Thaçi, në vitin 2015, për ata që votuan kundër Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është mençuria e patriotit Thaçi, mikut të patriotit Rama, përcjell Bota sot.

Ai ka kujtuar dhe deklaratën e Ramës se kush e quan Thaçin tradhtar është gomar.

Hoxha ka thënë se sot ende nuk po dihet të ndahen tradhtari e gomari.

Postimi i tij i plotë:

Edhe një herë le ta kujtojmë mençurinë e patriotit Thaçi, mikut të patriotit Rama. E gjeni në postimin e tij më poshtë.

Le të kujtojmë gjithashtu se një vit më vonë ky patriot i Kosovës përshëndeti popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Por vetëm Gjykata Speciale u liberalizua, ndërsa vizat jo.

Po ju kujtoj edhe thënien e mençur të Ramës: Kush e quan Thaçin tradhtar është gomar.

Ja që sot po nuk po dihet më të ndahen tradhtari e gomari. A mund të quhet gomar ai që pëson tradhtinë që po ai vetë e ka kryer? Më falni për fjalën gomar. E huazova nga kryeministri i RSh-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat