Akuzat ndaj Donika Gërvallës, ky është reagimi i Rron Gjinovcit

Aktuale

Akuzat ndaj Donika Gërvallës, ky është reagimi i Rron Gjinovcit

Nga: A.Zh Më: 5 maj 2021 Në ora: 15:10
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci, është përfshirë në debatin për akuzat ndaj ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Gjinovci ka thënë se Gërvalla i ka bërë para zgjedhjeve deklaratat e saj për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe lista me të është votuar si asnjëherë më parë, përcjell Bota sot.

“Donika Gërvalla ato që i ka thanë, i ka thanë para zgjedhjeve dhe u votu masivisht, siç edhe u votu masivisht si asnjë listë asnjëherë më parë lista në të cilën ka garu ajo. Kush na përfaqëson vendoset nga populli në zgjedhje e jo nga individë dhe grupe. Kalojmë në temë tjetër”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.

PDK-ja ka kërkuar shkarkimin e kryediplomates, por asaj i ka dal në përkrahje sot kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se Gërvalla e mbron luftën e UÇK-së./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat