Kurti apo Haradinaj, Kadrijaj tregon se kush është më i fuqishëm në dialog përballë Vuçiqit

Aktuale

Kurti apo Haradinaj, Kadrijaj tregon se kush është më i fuqishëm në dialog përballë Vuçiqit

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:58
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar transparencë në procesin e dialogut.

Ajo tha se shpreson që kryeministri Albin Kurti të mos e sjell në Kosovë një marrëveshje me Serbinë e që është në dëm të Kosovës.

“Në momenti që nuk ka transparencë në një proces mundet edhe me na befasu. Po du me shpresu që nuk ka me na e sjell një marrëveshje të keqe që është në dëm të Kosovës, prandaj po kërkojmë që ky proces të jetë transparent".

Ndër të tjerra ajo tha se nuk duan që të befasohen me marrëveshjen që mund të nënshkruaj Kurti në Bruksel.

“Kërkojmë që procesi të jetë transparent, dhe të ndërtohet një platformë që e përfshinë opozitën, shoqërinë civile, mediat dhe të ketë në përmbajtje temat që do të trajtohen në dialog”, ka thënë ajo.

E pyetur se a është Ramush Haradinaj apo Albin Kurti më i fuqishëm përballë presidentit serb Aleksandër Vuçiq ajo tha se Haradinaj.

“Haradinaj është më i fuqishëm. E ka dëshmuar këtë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat