Flet organizatori i rivarrimit të Jusuf Gërvallës: Ja kush kërkoi që ai të varroset në vendlindje

Aktuale

Flet organizatori i rivarrimit të Jusuf Gërvallës: Ja kush kërkoi që ai të varroset në vendlindje

Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:01
Basri Musmurati

Basri Musmurati, anëtar i Këshillit Organizativ për varrimin e Jusuf Gërvallës ka treguar për procesin e rivarrimit të Kadri Zekës, Bardhosh e Jusuf Gërvallës. Ai tha se ka qenë kërkesë e familjes që Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla të mos varrosen në Kosovë.

“Ne shokët e Kadriut dhe disa shoke të Jusufit kishim biseduar që varrimin ta bënim në Prishtinë. Vëlla i Kadri Zekës kishte shkuar në Gjermani dhe kishte kërkuar që edhe Bardhoshi dhe Jusufi të varroseshin në Kosovë. Atje nuk kishin gjetur mirëkuptim”, ka thënë ai.

Më tutje, Musmurati deklaroi se ata kanë marrë leje edhe nga KFOR-i që TMK-ja t’i priste trupat e Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës në aeroport.

“Familja kërkonte që ai të varroset në vendlindjen e tij. Kishim marr leje nga KFOR-i që TMK-ja t’i priste ata në aeroport dhe t’i sillnin ata me makina ushtarake tek varrezat. Kadriun e varrosëm në Gjilan, ndërsa Jusufi dhe Bardhoshi u varrosën në vendlindje”, ka thënë ai.

Më tutje ai deklaroi se nuk ka informacione nëse ushtarët e TMK-së kanë marrë pjesë apo jo në varrimin e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës.

“Nuk e di por nuk kishte ndonjë arsye ajo që të kërkonte që Jusufi të mos varrosej nga ushtarët e TMK-së. Në rivarrimin e Kadriut, ushtarët e TMK-së e kanë përcjellë kortezhin e Zekës deri në Gjilan. Poashtu ata i lëshuan edhe në varr eshtrat e Kadriut. Në varrimin e Jusufit dhe Bardhoshit nuk kam qenë. Kanë thënë që ushtarët e TMK-së nuk kanë marr pjesë, por unë nuk e di. Nuk merrem me fjalë të rrugëve”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat