Hoti: Ky është opsioni i vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi

Aktuale

Hoti: Ky është opsioni i vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi

Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:04
Afrim Hoti

Profesori i së drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, vlerëson se çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është obligim.

Profesor Hoti, thotë se në rrethanat aktuale nuk ka mekanizëm tjetër të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në mes të këtyre dy shtetëve.

“Çështja e dialogut është obligim sepse në trendin aktual nuk ka mekanizëm tjetër të zgjidhjës së qfarëdo mosmarrëveshje përpos dialogut, kurse vendosja e reciprocitetit është masë e kundërvënjes të një qeverie kundër qeverisë tjetër, për faktin ose për veprimet që, e para ka ndërmarrur kundër të dytës”, deklaron Hoti.

Sa i përket masës së reciprocitetit, Hoti konsideron se nëse arrihet marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe nëse kjo e fundit nuk e respekton këtë marrëveshje, atëherë, sipas tij, duhet të vendoset edhe masa e reciprocitetit.

“Kjo është çështje e vlerësimit të atyre që kanë të gjitha informacionët se si po funksionon aktualisht shteti dhe çfarë pengesa po paraqet Republika e Serbisë, edhe përtej atyre që ne u themi marrëveshje, nëse kemi negocu e para dhe kemi arritur marrëveshje dhe e njëjta nuk respektohet nga Serbia dhe ne kemi bërë veprimet e duhura që ta vendosim në tryez të bisedimëve çfarëdo pengese që bëhet nga shteti përkatës, atëherë mendoj që të plotësohen kushtet që të vendoset masat e reciprocitetit, në të kundërtën me që po flasim për procesin e dialogimit mendoj që duhet të krijohen rrethana që shtendosin situatën dhe jo që komplikojnë ato”, thotë ai.

I pyetur se a është koha e duhur për vendosjen e reciprocitetit, Hoti konsideron se kjo çështje i takon vlerësimit të liderëve politikë.

“Se a është momenti i duhur, mendoj që është çështje e vlerësimit të liderëve politik atyre që janë ngarkuar me besimin e qytetarëve, po nga kuptimi i së drejtës ndëkombëtare ëshët thjeshtë mekanizëm që shtetët përdorin sa herë që të drejtat e njërës palë shkelën nga pala tjetër”, shton Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat