Ish-agjenti i SHIK-ut: Kush janë profiterat e luftës që pinin kafe me Ivica Stanishiqin në Brezovicë kur Jusuf Gërvalla luftonte Serbinë?

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut: Kush janë profiterat e luftës që pinin kafe me Ivica Stanishiqin në Brezovicë kur Jusuf Gërvalla luftonte Serbinë?

Nga: N.Sh Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:27
Ivica Stanishiqin

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përsëri ka reaguar pas sulmeve që po i bëhen ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se kur babai i Donikës, Jusufi luftonte Serbinë, disa profitera të luftës dhe ish-pushtetarë që tash po e sulmojnë Donikën pinin kafe në Brezovicë me Ivica Stanishiqin.

Ai thotë se gjithashtu kafe kanë pi edhe në kadin e dytë të SUP-it me Selim Broshën e Ibush Kllokoqin.

Postimi i plotë:

Kur babai i Donika Gërvallës, heroi Jusuf Gërvalla me shokë e luftonte Jugosllavin - Serbinë komuniste disa profitera të luftës dhe ish-pushtetarë që sot e sulmojnë Donikën, kinse në emër të UÇK, pinin dikur kafe e makiato në Brezovicë me Ivica Stanishiqin, shefin e DBS, dhe në Prishtinë katin e dytë në SUP-in (RDB) me Selim Broshën e Ibush Kllokoqin...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat