Doli kundër partisë, Kadriaj tregon a do të vepronte sikur Reshitaj

Aktuale

Doli kundër partisë, Kadriaj tregon a do të vepronte sikur Reshitaj

Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:37
Time Kadriaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë sot se vota që Albena Reshitaj dha për Vjosa Osmanin, ka qenë e papritur.

Si mysafire në Frontal, deputetja e AAK-së ka thënë se në AAK ka mendime ndryshe, por në fund respektohen organet e partisë.

“Si në secilën parti edhe në AAK lejohet debati apo mendimi kundër. Por, nuk mendoj se është e drejtë të dilet kundër vendimit të partisë. Unë asnjëherë nuk isha dalur kundër vendimit të organeve të partisë”, ka thënë Kadriaj.

Tutje, ka thënë se nuk sheh arsye pse duhet të votohet Vjosa Osmani për presidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat