Debati për rivarrimin e heronjve Gërvalla dhe Zeka, Dugolli tregon të vërtetën për pjesëmarrjen e TMK-së

Aktuale

Debati për rivarrimin e heronjve Gërvalla dhe Zeka, Dugolli tregon të vërtetën për pjesëmarrjen e TMK-së

Nga: A.Zh Më: 5 maj 2021 Në ora: 20:23
Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli, ka reaguar pasi sot i është përmendur emri në lidhje me rivarrimin e tre heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Ish-pjesëtari i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ka treguar se asnjëherë dhe askush nga familja Gërvalla nuk ka kërkuar që TMK-ja të mos merrte pjesë në ceremoninë e rivarrimit të heronjve, përcjell Bota sot.

Reagimi i Dugollit në Facebook:

Meqë më ishte përmend emri, sot u kontaktova nga T7 për një prononcim në lidhje me një ngjarje që kishte ndodhë në vitin 2002, rreth rivarrimit të tre heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

E vërteta është se asnjëherë dhe askush nga familja Gërvalla nuk ka kërkuar që TMK-ja të mos merr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të heronjve.

Përkundrazi, TMK-ja (ushtarë dhe eprorë të saj), me dhjetëra herë kanë bërë homazhe tek varret e heronjve Gërvalla, kemi vizituar familjen e tyre dhe gjithmonë kemi qenë të mirëpritur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat