E akuzoi se duhej të ishte në burg, Armend Muja i reagon ashpër Abelard Tahirit

Aktuale

E akuzoi se duhej të ishte në burg, Armend Muja i reagon ashpër Abelard Tahirit

Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:20
Armend Muja

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se deputeti i LVV-së, Armend Muja, do duhej të ishte në burg.

Kjo pasi sipas tij, Muja ka shitur licenca të universiteteve private.

“Kryetari i Komisionit për Financa, (i VV-së) ai realisht do duhej të ishte në burg, sepse ai ka shitur licenca të universiteteve private — z. Muja, Armend Muja”, është shprehur Tahiri.

“Atij i është parashkruar lënda, parashkrim do të thotë se është vjetruar lënda edhe s’ka mundur të gjykohej.

Ai asnjëherë s’ka qenë i yni, ai ka qenë një keqpërdorues”, tha ai.

E lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i cili ka thënë se nuk ka shitur licenca dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

“Unë mendoj që Abelardi ka qenë Ministër i Drejtësisë, sot shef i GP të PDK-së, me atë nivel të alfabetizimit, unë vërtet e konsideroj mjerim pasi se ka kaluar testin elementar të drejtshkrimit. Sa i përket me hi në burg, po mendoj që zotëri Tahiri po më dënon me atë, këta zakonisht i kanë shti në burg kundërshtarët. Në atë kohë s’kam pasur post publik. Unë s’kam shitur licencat, jam i gatshëm të përballem me Gjykatë”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat