Statovci: Ka trend të përmirësimit të situatës me COVID-19

Aktuale

Statovci: Ka trend të përmirësimit të situatës me COVID-19

Më: 5 maj 2021 Në ora: 23:43
Jeta Statovci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se është për t’u mirëpritur rënia e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë.

“Nga Klinika infektive thuhet se ka përgjysmim të numrit të pacientëve të hospitalizuar. Kjo është indikacion shumë i mirë. Ka edhe rënie të rasteve të vdekjeve që është indikator pozitiv. Kjo lë hapësirë për të përmirësuar gjendjen. Është mirë që ka një trend të përmirësimit të situatës”, është shprehur ajo.

“Kemi parë që COVID-19 lëviz në anë të valëve dhe e bën situatën e paparashikueshme. Nga raportimet na është thënë se rastet kanë qenë më serioze të variantit britanik edhe së fundmi është edhe variantit indian, që në Kosovë ende nuk ka raste. Do të mundohemi aktivisht që ta përcjellim situatën”.

Në Edicionin Special ajo ka thënë se vaksina kundër COVID-19 është arma më e fortë për t’u ballafaquar me virusin por që nuk ka folur rreth datës së kur Kosova mund t’i sigurojë vaksinat e para, duke mos përfshirë donacionet që tashmë kanë nisur të arrijnë”.

“Kosova varet nga donacionet, patëm një stok nga COVAX, kjo hyn në kuadër të 95 mijëshit të premtuar nga BE. Patëm debat në seancën e kaluar dhe patëm deklaratën e Ministrit Vitia se është duke u marrë aktivisht. Deklaratat e ministrit janë indikacione shumë pozitive. Ai ka treguar se po merret me çështjen e vaksinave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat