Policia në aksion, inspektim në gjithë Kosovën

Aktuale

Policia në aksion, inspektim në gjithë Kosovën

Më: 5 maj 2021 Në ora: 23:44
Policia

Policia e Kosovës është duke vazhduar edhe sonte me inspektimin e masave antiCOVID  të vendosura nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit policia me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Duke respektuar masat anti COVID, ruajmë shëndetit publik

Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të gjithë ne ti kthehemi normalitetit sa më parë.

Kjo është e mundur vetëm nese të gjithë së bashku i orientojmë objektivat tona në arritjen e qëllimit të përbashkët, respektimi i masave; mbajtja e higjienës, mbajtja e distancës fizike dhe bartja e maskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat