​Shefi i diplomacisë kroate viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla dhe Osmani

Aktuale

​Shefi i diplomacisë kroate viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla dhe Osmani

Më: 6 maj 2021 Në ora: 07:06
Gordan Grlic-Radman

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.

Fillimisht ministri kroat do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me të cilën do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Ndërsa në ora 10:00, shefi i diplomacisë kroate do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Ndërsa pas takimit do të ketë një komunikatë për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat