Hoti kujton Aganin: Mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual

Aktuale

Hoti kujton Aganin: Mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual

Nga: A.SH Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:36
Fehmi Agani

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në 22 vjetorin e vdekjes ka kujtuar veprimtarin Fehmi Agani.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, akademik Agani, duke qenë gjithmonë në krah të Presidentit Rugova dhe besnik ndaj tij dhe kauzës së përbashkët për shtetin e Kosovës të lirë dhe demokratik e të integruar në strukturat euro-atlantike, mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual.

Postimi në Facebook:

Sot kujtojmë Akademik Fehmi Aganin, profesorin, filozofin dhe veprimtarin politik të jashtëzakonshëm, i cili me filozofinë unike të veprimit politik ka lënë gjurmë në historinë e organizimit të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Akademik Agani, duke qenë gjithmonë në krah të Presidentit Rugova dhe besnik ndaj tij dhe kauzës së përbashkët për shtetin e Kosovës të lirë dhe demokratik e të integruar në strukturat euro-atlantike, mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat