Kusari-Lila për përplasjen në Kuvend: E ofenduan ministren Gërvalla

Aktuale

Kusari-Lila për përplasjen në Kuvend: E ofenduan ministren Gërvalla

Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:14
Kuvendi i Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se përplasja e para pak minutave në Kuvendin e Kosovës u shkaktua për shkak të disa ofendimeve që shkuan në drejtim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Pastaj, Kusari-Lila tha se kanë reaguar ministrat tjerë për t’i dalë në mbrojtje Gërvallës.

“Pati ofendime ndaj ministres Gërvalla. Pati shkëmbim të fjalëve pastaj reaguan edhe ministrat sepse gjuha ishte shumë e ulët”, tha Kusari-Lila.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas reagimit të ashpër të deputetëve të opozitës ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Pasi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta pauzë, duke u larguar deputetët nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar tollovi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat