Abdixhiku bën homazhe te varri i Aganit: Emri i tij u skalit në gurthemelin e Kosovës

Aktuale

Abdixhiku bën homazhe te varri i Aganit: Emri i tij u skalit në gurthemelin e Kosovës

Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:46
Lumir Abdixhiku bën homazhe te varri i Fehmi Aganit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i akademik Fehmi Aganit, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Kjo parti ka thënë se veprimtaria e profesor Aganit për kombin ka spikatur si në fushën e shkencës, edukimit si dhe në jetën atdhetare e politike.

“Prof. Fehmi Agani ishte intelektual i rrallë, politolog dhe sociolog, profesor në Universitetin e Prishtinës, si dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Jo rastësisht e quanin “truri i lëvizjes paqësore”. Puna dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Prof. Aganit për lirinë dhe pavarësinë e vendit nuk mund të ndalej nga armiku serb, pos me eliminimim e tij fizik, ashtu edhe siç ndodhi fatkeqësisht, kur u vra më 6 maj 1999 afër Lipjanit”.

LDK shkruan se jeta dhe vepra e tij janë testament për kohën dhe shumë breza që vijnë, ndërsa emri i tij është skalitur në gurthemelin e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat