Tensionet në Kuvend, Tahiri: Kërkojmë shkarkimin e ministres Gërvalla

Aktuale

Tensionet në Kuvend, Tahiri: Kërkojmë shkarkimin e ministres Gërvalla

Më: 6 maj 2021 Në ora: 13:02
Abelard Tahiri

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë që kjo parti i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti, që sa më parë të shkarkojë nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pas situatës së tensionuar në Kuvend sot e cila pasoi me largimin e PDK-së nga salla, Tahiri tha se ministrja Gërvalla flet me narracionin e njëjtë me autoritetet serbe.

“Fjalimet e saj [Gërvallës], nesër mund t’i përdorë Serbia në Këshillin e Sigurimit si argument kundër nesh”, u shpreh Tahiri në një konferencë për media.

Ai tha që sot u pamundësua vazhdimi i seancës pasi sipas tij, opozita është ofenduar në vazhdimësi nga mazhoranca.

“Ne e kemi në vazhdimësi një tendencë nga mazhoranca të sillet kështu me opozitën. I bëjmë thirrje mazhorancës të tërhiqet nga ky pozicion që është i dëmshëm”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat