Bislimi takohet me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, flasin për sundimin e ligjit

Aktuale

Bislimi takohet me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, flasin për sundimin e ligjit

Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:08
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe Shefin për Çështje Politike dhe Komunikim të misionit të OSBE-së, Jeff Bieley.

Gjatë takimit Davenport u informua më shumë për koordinimin e donatorëve si dhe shprehu interesimin që Misioni i OSBE-së të vazhdojë të jetë i përfshirë në fushën e sundimit të ligjit, demokratizimit të të drejtave të njeriut.
Shefi i Misionit të OSBE-së u interesua për vizitën e kryeministrit Kurti dhe të zëvendëskryeministrit Bislimi në Bruksel.

Me ç ‘rast zëvendëskryeministri e informoi se gjatë vizitës janë realizuar takime me qëllim të informimit të palëve për punën e mëtutjeshme të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat