Këto janë komunat ku u shënuan rastet e reja me koronavirus

Aktuale

Këto janë komunat ku u shënuan rastet e reja me koronavirus

Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë shënuar 158 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu gjatë kësaj kohe janë regjistruar 3 raste të vdekjes dhe janë shëruar 346 pacientë.

Prishtina ka shënuar numrin më të lartë të rasteve, 22 të tilla. Ndërsa komunat me vetëm një rast janë: Kaçaniku, Podujeva dhe Prizreni.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat