Përplasja në Kuvend, deputeti i VV-së godet keq PDK-në, publikon edhe një foto të Thaçit

Aktuale

Përplasja në Kuvend, deputeti i VV-së godet keq PDK-në, publikon edhe një foto të Thaçit

Nga: A.M. Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:28
Besim Muzaqi

Në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së sotme pati tentime për përleshje fizike, ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të VV-së.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka akuzuar deputetin e VV-së, Besim Muzaqin, se i ka shtyrë deputetët e partisë së tij.

Për këtë ka reaguar, deputeti i VV-së, i cili ka publikuar një foto të ish presidentit Hashim Thaçi, të shoqëruar me një deklaratë të dhënë në vitin 2015, ku thoshte se “kush nuk e voton Gjykatën Speciale është armik i pavarësisë dhe i UÇK-së”.

Po ashtu, Muzaqi ka shkruar në Facebook, se PDK në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin.

Postimi i plotë:

Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një PDK që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin.

Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin!

E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë  pikërisht ju!

Image
Foto e publikuar ne Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat