AAK-ja do ta apelojë vendimin e Kuvendit për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri

Aktuale

AAK-ja do ta apelojë vendimin e Kuvendit për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:25
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka njoftuar se kjo parti do ta apelojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai tha se është e habitshme se si u morë një vendim i tillë nga deputetët e VV-së, pasi që sipas tij shkakton dëme zingjirore në vend.

“Ne do të ndjekim të gjitha hapat ligjorë dhe do ta apelojmë këtë vendim.

Propozimi për shumën prej 11 milionë euro që duhet ta paguajnë qytetarët e Kosovës për qytetarët e katër komunave në veri të vendit që kaloi javën e kaluar nga deputetët e VV-së në Komisionin për Ekonomi. Është e habitshme që edhe pas arritjes së pavarësimit në energji, Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga serbët. Përveç dëmit financiar në buxhetin e vendit i cili ndërtohet fal djersëve të qytetarëve. Nga ky veprim po krijohet një sërë dëmesh zingjirore. Me këtë vendim qeveria Kurti po tregon se nuk ka potencial për shkelësit e ligjit që po keqpërdorin rrymën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat