‘Kërcënimet’ ndaj Donika Gërvallës, Mulliqi: Abelard Tahirit po i rrushqet dheu nën këmbë

Aktuale

‘Kërcënimet’ ndaj Donika Gërvallës, Mulliqi: Abelard Tahirit po i rrushqet dheu nën këmbë

Nga: N.Sh Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:46
Donika Gërvalla

Edhe analisti politik, Skënder Mulliqi ka dalë në mbrojtje të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, pas sulmeve që po i bëhen tash e sa ditë.

Mulliqi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Abelard Tahirit po i rrëshqet dheu nën këmbë.

Sipas tij, tashmë e kanë humbur toruan, ndërsa sa ishin në pushtet vet, përveç hajnive dhe plaçkës asgjë nuk kanë punuar për popull.

Postimi i plotë:

Duke pa se përfundimisht se po ju rrëshqet dheu nën këmbë, Abelard Tahirat, janë quar peshë, duke sulmuar pa asnjë argument Ministren e Punëve të Jashtme, zonjën Donika Gërvalla.

Sa e kanë humbuar toruan, tregon fjalori i tyre denigrues, e fjalori diletant e fyes. Vet sa kanë qenë në pushtet e kanë dhi punën. Veç hajnive dhe plaçkës asgjë të hairit nuk kanë punuar për popull dhe  për shtet, e tash na paraqiten gjoja mbrojtës të tyre.

Kori i korbave i kanë grahmat e tyre të fundit. Këtë e dinë mirë, se nuk do të ketë kthim mbrapa të proceseve, se nuk do ta kanë  thesin e tagjisë, siç janë mësuar qe 22 vite. 

Je shume i vogël Abelard Tahiri të flasësh për Donika Gërvallën. Ajo te mbanë në xhep të vogël, se i ka te gjitha atributetet e një atdhetare të mirëfilltë.

Nuk jeni mësuar të sundon ashtu si duhet rendi dhe ligji në këtë vend, por keni me u mësuar me rend dhe ligj...! Verdikti i popullit respektohet në çdo vend demokratik. Donika erdh në poste me votën e zgjedhjeve plebishitare të 14 shkurtit, erdh me votën e lire te sovranit -popull. Ju sikur bëheni që i keni harruar këto, dhe po kërcënoheni, por kot e keni ...!!!???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat