Gjatë gërmimeve në Kizhevak të Serbisë, gjenden mbetje mortore

Aktuale

Gjatë gërmimeve në Kizhevak të Serbisë, gjenden mbetje mortore

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:23
Pamje nga Kizhevak

Në Kizhevak të Rashkës në Serbi, janë duke vazhduar gërmimet për gjetjen  e mbetjeve mortore të personave të vrarë në luftën e fundit në Kosovë nga forcat serbe.

Atje të mërkurën janë gjetur mbetje mortore.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Instituti të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Arsim Gërxhaliu.

Ai tha se mbetjet kockore janë duke i matur për t’i dërguar më pas për analiza të AND-së.

“Tash kemi filluar nga ora 9 dhe kanë dalë pjesët e para kockore të cilat jemi duke i matur edhe me një program në thellësi deri në 3, 4 metra, dje është bërë dekonzervimi dhe sot ka filluar puna profesionale. Sot i kemi shpluar ku do t’i vendosim në sallën e improvizuar këtu do të punohet pjesa ligjore antropologjike dhe do të  merren mostra për t’i dërguar për  analizë të ADN-së”, tha ai

Gërxhaliu tha se gërmimet të cilat kanë filluar dje do të zgjasin dy javë.

Drejtori i IML-së, tutje tha se pas Kizhevakut do të këtë gërmime edhe në disa lokacione tjera në Serbi dhe në Kosovë.

“Dje kemi filluar me gërmime, ku do të zgjasin rreth dy javë, pas Kizhevakut gërmime do të ketë edhe në disa lokacione tjera në Serbi dhe Kosovë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat