Zekaj: Vettingu në drejtësi duhet të jetë prioritet i Qeverisë Kurti

Aktuale

Zekaj: Vettingu në drejtësi duhet të jetë prioritet i Qeverisë Kurti

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:33
Qeveria e Kosovës

Ylli Zekaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi ka thënë se procesi i Vettingut në drejtësi nuk mund të kryhet për periudhë të shkurtët kohore.

“Duhet të jetë prioritet i Qeverisë Kurti që të hyjë në procesin e Vettingut.

Vetëm një Vetting i thellë mund ta përmirësojë sistemin e drejtësisë që e kemi dhe duhet filluar nga lart poshtë, duke planifikuar edhe zëvendësimet me kohë të gjyqtarëve dhe prokurorëve jashtë sistemit gjyqësor”, është shprehur Zekaj.

“Një Vetting i mirëfilltë mund të bëhet vetëm me anë të amandamentimeve kushtetuese ku do të krijohej baza për krijimin e ligjit të vecantë – Ligjin për Vetting”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat