Deputeti i PDK-së jep detaje të reja për përleshjen në Kuvend

Aktuale

Deputeti i PDK-së jep detaje të reja për përleshjen në Kuvend

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:37
Përplasja në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Hajdar Beqa, ka shpalosur detaje të tjera nga përleshja në Kuvend.

Ai ka thënë se ka qenë rrugës për të dalë jashtë, kur deputeti i VV-së ka shkuar prapa dhe e ka tërhequr atë.

“Unë nuk i kam shku zotit Muzaqi. Ai më ka thënë ‘dil jashtë’, kur nuk ka të drejtë. Fizikisht më ka tërhequr për setër. Unë kam mendu që është ndonjë roje e ndonjë ministri, me gjithë respektin për rojet e ministrave.

Nuk është në natyrën time të sulmoj, por as nuk do të lejojë të më sulmoj askush”, tha ndër të tjera Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat