Halil Geci i ashpër ndaj kritikuesve të Donikës: Zagarët e Hashimit po kërkojnë gjahun, kërkojeni nën jorganin e Vuçiqit dhe...

Aktuale

Halil Geci i ashpër ndaj kritikuesve të Donikës: Zagarët e Hashimit po kërkojnë gjahun, kërkojeni nën jorganin e Vuçiqit dhe...

Nga: N.Sh Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:49
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj kritikuesve të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.

Geci përmes një postimi në Facebook, i quan ‘zagarë’ të PDK-së dhe Hashim Thaçit ata që tash po fyejnë Donikën.

Ai i pyet se ku ishin kur u votua Gjykata Speciale?

“Ju që e lehni hënën veç pse ajo me dritën e saj i bënë dritë Kosovës! Ju që e kërkoni gjahun aty ku nuk gjendet, kërkoni, kërkoni, se e gjeni në oborrin  tuaj, aty pari e gjeni të fshehur nën jorganin e Vuçiqit dhe në oborrin e polarit prej Broje”, shkruan Geci në Facebook.

Ai tutje shprehet se, PDK po i frikësohet drejtësisë.

Sipas tij, Donika gjithmonë ka kërkuar drejtësi për vrasjet politike të atdhetarëve të LDK-së.

Postimi i plotë:

Kush e votoi Specialen!

Ku ishit ju zagaret e PDK-së kur u votua Specialja!?

Zagarët e Hashimit kërkojnë gjahun aty ku nuk gjendet!

Ju o zagarecat e PDK-së që kërkoni shkarkimin e Donikës!

Ju që e lehni hënën veç pse ajo me dritën e saj i bënë dritë Kosovës!

Ju që e kërkoni gjahun aty ku nuk gjendet, kërkoni, kërkoni, se e gjeni në oborrin  tuaj, aty pari e gjeni të fshehur nën jorganin e Vuçiqit dhe në oborrin e polarit prej Broje.

Ju o zagaret e Vuçiqit të Hashimit të Edi kristaqit e Stanishiqit, pse po fiksoheni nga një grua e cila ka qenë e bija e Heroit Isuf Gërvalla, atij atdhetarit të çmuar që e vrau Serbia 2000 km larg Atdheut njësoi si ju Donikën e lehu edhe ambasadori i Rusisë në OKB.

A  e dini  ju se ajo nuk thyhet, nuk liget as nuk koritet.

Ajo nuk ju ka akuzuar juve por kriminelet dhe vrastaret e të gjitha ngjyrave që ja kanë zënë frymën Atdheut.

Krimineli është kriminel, ai duhet të dënohet të izolohet e të shporret nga shoqëria jonë kushdoqofshin ata.

Pse ju PDK po i fiksoheni drejtësisë, drejtësi kjo të cilën vet e keni kërkuar ju. A e dini o zuzar  se zonja Donikë  është e zier në çelik  ajo gjithmonë ka kërkuar drejtësi për vrasjet politike të atdhetarëve të LDK-s, mu për këta LDK-ja e lidhur ngushtë me juve e ka përzier duke e ngrehur zvarrë nga kuvendi, ajo sa te ekziston do te qëndron e fuqishme mbas deklaratave të saja.

Për ta nënshtruar zonjën Donikë  duhet se pari ta pastroni veten nga e kaluara e dyshimtë e juaja, nga pisehanet që i keni bërë në emër të çlirimit të atdheut, duhet të çliroheni nga e kaluara e juaj ajo e kaluar që me dorën e juaj e keni vrarë Kosovën i keni  ligjet e saj,a ishit ju ajo PDK-ja dhe eproret e juaj politik dhe ushtarak thonit, ata që nuk e votojnë Specialen janë tradhtar!

A ishit ju ata që Albinin e quanit gënjeshtar dhe tradhtar, vetëm pse protestonte që të mos votohet Specialja, ju e shani Donikën e cila me këmbëngulje gjithmonë ka kërkuar zbardhjen e vrasjeve politike, ashtu siç ka gjurmuar me dekada që të zbardhet vrasja e babait të saj, ajo me këmbëngulje po kërkon të njëjtën gjë edhe për të tjerët, Z. Schëarz po kërkon drejtësi asgjë më shumë ashtu siç po kërkon drejtësi për viktimat e tërë Kosova, bile edhe ata që sot janë në Hagë kur dje ishin në liri kërkonin drejtësi, sot kur drejtësia ka ra mbi ta PDK po kërkon shtrembësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat