Reagon ambasadori gjerman, kështu i quan sulmet ndaj Donika Gërvallës

Aktuale

Reagon ambasadori gjerman, kështu i quan sulmet ndaj Donika Gërvallës

Nga: A.Zh Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:55
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar kundër sulmeve ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, duke i quajtur ato të papranueshme.

Ambasadori Rohde i ka quajtur të papranueshme edhe skenat e sotme në Kuvend, ku pati përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Image
Postimi i Rohde në Twitter

Partitë opozitare, po kërkojnë me ngulm shkarkimin e kryediplomates Donika Gërvalla, pas deklaratave të saj rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Seanca e sotme e Kuvendit u përcoll me tensione dhe deputetët e PDK-së gati sa nuk u përleshën fizikisht me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat