“Çfarë situate poshtëruese”, Blerim Latifi publikon fotografinë “argëtuese” të Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës

Aktuale

“Çfarë situate poshtëruese”, Blerim Latifi publikon fotografinë “argëtuese” të Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës

Nga: N.Sh Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:08
Lista Serbe

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar  disa fotografi të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Latifi thotë se këta deputetë po argëtohen derisa deputetët e partive shqiptare po shaheshin me njëri tjetrin.

Ai e quan këtë situatë poshtëruese për Kosovën.

“Deputetët e Listës Serbe duke u argëtuar me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pështyheshin me njëri-tjetrin pak metra më tutje. Çfarë situate poshtëruese për këtë vend të shkretë, i cili gabimisht paska menduar se mundësia e Serbisë me u tallë me të ka marrë fund në vitin 1999!”, shkruan Latifi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat