Kimete Berisha: Deputetët e PDK-së nuk po fshihen më, ky është qëllimi i tyre

Aktuale

Kimete Berisha: Deputetët e PDK-së nuk po fshihen më, ky është qëllimi i tyre

Nga: A.Zh Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:21
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar edhe një herë mbi zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku gati pati përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Berisha ka thënë se qëllimi i deputetëve të PDK-së, është frikësimi i deputetëve të VV-së, përcjell Bota sot.

Berisha ka thënë se “padronët” e PDK-së, edhe nga burgu po e frymëzojnë “sherrin”.

“Mjafton pamja e sotme në Kuvend, agresiviteti i pakontrolluar i deputetëve të PDK-së që Gjykata Speciale ta kuptojë më mirë se 'me kë ka punë'!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reagimi i saj i plotë:

"For justice, we must go to Don Corleone."

Ministrja e Jashtme e Kosovës nuk 'guxon' nga PDK-ja të thotë se bashkëpunon me Drejtësinë!

PDK ua ndalon shqiptarëve të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale.

Hajdari kur çartet edhe i shtyen gratë si zhelet, e Memli i shan flliqtë, thuajse deputetet e ministreshat e Vetëvendosjes ua kanë çuar 'padronët' në burg, e jo ata veten!

Veç mendja nëse të shkon të bashkëpunosh me Drejtësinë (me Gjykatën Speciale të Kosovës), të përndjekin si shtrigën, të kërcënojnë, të bëjnë presion dhe të del portreti nëpër muret e kryeqytetit, si tradhtare!

Këta as nuk po fshihen më.

Qëllimi është FRIKA.

Nëse të frikësojnë, fitojnë!

Askush të mos frikësohet prej tyre.

Janë të mjerë!

Thjesht janë të mërzitur sepse nuk dinë të ekzistojnë pa 'padronët' e tyre!

Mjafton pamja e sotme në Kuvend, agresiviteti i pakontrolluar i deputetëve të PDK-së që Gjykata Speciale ta kuptojë më mirë se 'me kë ka punë'!

P.S. Këta nga burgu sa 'sherrin po e frymëzojnë', lëre më në liri!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat