Në rrugët e Prishtinës vendosen posterë kundër Donika Gërvallës

Aktuale

Në rrugët e Prishtinës vendosen posterë kundër Donika Gërvallës

Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:32
Në rrugët e Prishtinës vendosen posterë kundër Donika Gërvallës

Posterë kundër zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla, janë vendosur në rrugët e Prishtinës gjatë ditës së sotme.

“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!, ishte mbishkrimi posterëve të vendosur në rrugë të Prishtinës.

Për momentin nuk dihet se kush i ka vendosur këta postërë në rrugët e Prishtinës.

Gazetari i cili po raportonte nga terreni për këta posterë thotë se nuk ka mundur të marrë ndonjë përgjigje të saktë nga PSD, nëse këta janë autorë të këtyre posterëve.

PSD më parë kishte shënuar inicialet UÇK mbi veturën e Ministres Gërvalla, veprim për të cilin kishin marrë autorësinë duke dhënë sqarimin e tyre.

Kujtojmë Donika Gërvalla është kritikuar nga disa parti opozitare për disa deklarata të saj në lidhje me Gjykatën Speciale

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat