Avokati Gazmend Halilaj: Një aksion i Gjykatës Speciale në mbrojtje të Donika Gërvallës, qetëson situatën

Aktuale

Avokati Gazmend Halilaj: Një aksion i Gjykatës Speciale në mbrojtje të Donika Gërvallës, qetëson situatën

Nga: N.Sh Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:50
Gazmend Halilaj

Edhe avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj është përfshirë në situatën e krijuar ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.

Gërvalla po sulmohet nga përkrahësit e PDK-së dhe atyre liderëve të që janë tashmë të arrestuar e të burgosur në Hagë.

Halilaj thotë se një aksion i Gjykatës Speciale do të qetësonte situatën.

Ai pyet se kush guxon të frikësoj një zonjë e cila i ka kontribuua drejtësisë.

“Një aksion simbolik nga Gjykata Speciale diçka i ngjashëm me atë të OVL/UCK-së, në mbrojtje të znj. Donika Gërvallës, fort kish me qetësu situatën.

Kush guxon të sulmon/frikësoj një zonje e cila i paska kontribuar drejtësisë..”, shkruan Halilaj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat