Zv.ministri me fjalë emocionuese për Gërvallën: Qëndro e fortë, siç ke qëndruar gjithmonë përballë të keqes

Aktuale

Zv.ministri me fjalë emocionuese për Gërvallën: Qëndro e fortë, siç ke qëndruar gjithmonë përballë të keqes

Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:55
Blerim Gashani dhe Donika Gërvalla

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani i ka dalur në mbrojtje kryediplomates, Donika Gërvallës.

"Ka qenë nder i jetës sime të rri krah-për-krah me ty, në një rrugëtim të mrekullueshëm që ka ndryshuar Kosovën përgjithmonë.

Donikë, qëndro e fortë, ashtu si ke qëndruar gjithmonë përballë të keqes, përballë së ligës, urrejtjes, dhunës, territ.

Dhe, e di e jam i bindur se as këto grahma të fundit të një orkestrimi mjeran kundër teje e kundër ndryshimit pozitiv në Kosovë, shenjë nuk mund të ta lënë.

Sepse, një ditë më the:

"Blerim, kur - si 19 vjeçe - isha në grevën e urisë me studentët e Tiranës, diktatura shtrëngonte dhëmbët e zingjirët e sigurimsat vinin e na xhironin tek fytyra duke na kërcënuar se çfarë na pret pastaj dhe papritmas bisha u zbraps e ne shpëtuam, aty, Blerim, kam parë se asgjë nuk mund të na mposht, asgjë nuk mund të na thyejë e nuk bën të kemi frikë nga asgjë!"

Lum na që t'kemi!", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat