Donika Gërvalla mohon se dëshmoi në Speciale

Aktuale

Donika Gërvalla mohon se dëshmoi në Speciale

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:04
Gordan Grlic Radman, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz të enjten u deklarua mbi akuzat e opozitës se ajo është bashkëpunëtore e Gjykatës Speciale.

Ajo u pyet se ”A ka ndërruar qasje për Specialen nga koha kur ishte aktiviste dhe tash kur është ministre?” dhe “A keni qenë ndonjë herë dëshmitare e Gjykatës së Kosovës me seli në Hagë?”– pasi që ka plot pretendime.

”Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, e kam një përgjigje shumë të shkurtër.JO, as nuk kam qenë e as nuk jam (dëshmitare e Speciales).Mendoj kjo është përgjigjja e mjaftueshme”, tha kryediplomatja gjatë konferencës për gazetarë me ministrin e punëve të jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman.

Mbi këtë temë Gërvalla-Schwarz foli edhe në seancë plenare të Kuvendit.

Ajo akuzoi enkas Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) se e ka themeluar Specialen e cila është votuar më 3 gusht 2015 nga parlamenti kosovar.

”Gjykata Speciale, nuk është instaluar nga Serbia, ajo është e instaluar nga ju, sepse, ju jo vetëm që nuk keni ndërmarrë për dënimin dhe gjykimin ek rimeve të pasluftës por ju jeni munduar ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë dhe ju në këtë formë e keni bërë të mundshme Gjykatën Speciale dhe e keni votuar atë. Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale dhe ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj janë në hagë. Bëhuni opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetën”, tha ajo.

Kjo dekleratë dhe tjera që pasuan bënë që në seancë të ngriten tensionet përderisa nga kryeministri Albin Kurti është kërkuar që urgjentisht ta shkarkojë Donika Gërvallën nga detyra e Ministres së Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat