Në 24 vjetorin e Luanit, Kurti i dedikon fjalë emocionuese studentit-luftëtar

Aktuale

Në 24 vjetorin e Luanit, Kurti i dedikon fjalë emocionuese studentit-luftëtar

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:24
Luan Haradinaj

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për përvjetorin e rënies së dëshmorit, Luan Haradinaj.

Postimi i Kurtit:

Në 24 vjetorin e Luanit

Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë. Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë.

Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat