Abdixhiku i ashpër: Vetëvendosje ka sjellje konfliktuoze

Aktuale

Abdixhiku i ashpër: Vetëvendosje ka sjellje konfliktuoze

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:37
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është treguar i ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, dhe qeverisjes në krye me Albin Kurtin, ku sipas tij nuk po arrijnë ende të kuptojnë se tashmë janë në pushtet.

Abdixhiku u shpreh se duket sikur Vetëvendosje ka frikë nga argumenti i deputetëve të partive opozitare parlamentare.

”Mbajë mend kur kemi qenë në opozitë bashkë me VV skena të tilla na janë bërë edhe neve, kemi reaguar në po të njëjtën mënyrë”.

”Tani që kjo Lëvizje ka shumicën, nuk e kuptoj nga çka frigohet. Nga argumenti i deputetëve tanë, nga fjalët, çështjet që mund t’i ngrisim?”.

”Prandaj e shoh si të paarsyeshme”.

”Kjo qasje është më tepër e arrogancës së numrave, që kam paralajmëruar. Pa harruar tani se nuk jemi më në opozitë kur kritikon media tregon shkelje të fjalës së lirë, kur sillesh ndaj opozitës tregon shkelje të fuqisë ashtu-kështu të mbitheksuar në vend. E kur nuk trajton problemet e vendit tregon pasiguri”.

”[Vetëvendosje] Nuk po arrijnë që ende të kapërcejnë 14 shkurtin, ta kuptojnë se s’janë më opozitë por janë pushtet. Pushtet që i ka krejt. Mund të kalojnë ligje, mund të ndërtojnë politika të mira, por sjelljen e kanë më tepër konfliktuoze, e shmangie të problemeve”.

”Pres që skena politike liderët politikë të tregojnë shembull. Lideri është për të dhënë shembull për të prirë, për të treguar modelin në një proces në këtë çështje të caktuar”.

”Tani kjo ka pasojë. Nuk je më opozitë, nuk je as viktimë. Je pushtet. Kryeministri dhe të tjerët rend, duhet të kuptojnë se pozitën që mbajnë dhe që përfaqësojnë është pozitë përfaqësuese e të gjithëve dhe jo vetëm e partisë së tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat