Deputetja e PDK-së për Gërvallën: Normal që i del në mbrojtje ambasadori gjerman qytetares së Gjermanisë

Aktuale

Deputetja e PDK-së për Gërvallën: Normal që i del në mbrojtje ambasadori gjerman qytetares së Gjermanisë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:44
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

Ai përmes një postimi në Twitter i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.Rohde i ka konsideruar të papranueshme sulmet ndaj ministres Gërvalla.

Musliu-Shoshi ka thënë se është normale që Ambasadori Rohde i del në mbrojtje qytetarës gjermane.

“Normal që i del në mbrojtje Ambasadori Gjerman qytetares së Gjermanisë – sepse atë detyrë e ka. Çështja është – kush po u del në mbrojtje qytetarëve të Kosovës?!”, u shpreh deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat