“Më erdhi pas shpine, më kapi dorën”, mësoni kë e akuzon Kastrati për përplasjen në Kuvend

Aktuale

“Më erdhi pas shpine, më kapi dorën”, mësoni kë e akuzon Kastrati për përplasjen në Kuvend

Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:42
Seanca

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka treguar versionin e tij, për përplasjen e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Kastrati ka akuzuar LVV-në, për sjellje opozitare në Kuvend.

Sipas tij, Sali Zyba i ka shkuar pas shpines duke i kapur dorën, e që sipas tij, duke e provokuar Kastratin për reagim.

“Albin Kurti e ka ndërtuar këtë gjuhë në Kosovë. Pas  atyre fjalimeve provokative të kësaj Gërvallës. Unë e shtyva sepse ky më erdhi pas shpine, ma kapi dorën. këta janë mësuar mrapa. Këta spo munden me u ambientu, këta akoma sillen si opozitë, bëjnë këto skena”, ka thënë Kastrati.

Gjatë seancës së Kuvendit, pati tentim të përleshjes fizike mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat