“Befason” Gani Dreshaj, ja çfarë thotë për sulmet dhe ofendimet ndaj Donika Gërvallës

Aktuale

“Befason” Gani Dreshaj, ja çfarë thotë për sulmet dhe ofendimet ndaj Donika Gërvallës

Nga: N.Sh Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:46
Gani Dreshaj

Zyrtari i AAK-së, Gani Dreshaj ka reaguar pas sulmeve në Parlamentin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, ato skena ishin të panevojshme në Kuvend.

 Ai gjithashtu ka shkruar se, edhe sulmet e ofendimet ndaj Donika Gërvallës janë të ulëta dhe të papranueshme.

Ai gjithashtu ka shkruar se duhet pritur 100 ditët e Qeverisë Kurti për të vlerësuar.

Postimi i plotë:

Së pari, skenat e sotme në parlament janë të shëmtuara dhe të panevojshme.

Së dyti, sulmet dhe ofendimet ndaj Donika Gërvallës janë të ulëta dhe të papranueshme fillimisht si grua, e më pas si përfaqësuese e jona.

Së treti, lufta e jonë e përbashkët duhet të jetë pandemia, vaksinimi dhe lufta ndaj krizës ekonomike, e jo lufta politike pozitë-opozitë.

Së katërti, sot janë bërë 45 ditë të Qeverisë Kurti. Prisni 100 ditë, prisni edhe pak dhe të japim një gjykim e vlerësim të përbashkët. Më pas, shohim e bëjmë.

Së pesti, të gjithë ne në politikë në të kaluarën kemi bërë deklarata të ngutura e nganjëherë të pamatura. Shpesh nga ndikimet e fushatave elektorale, e nganjëherë nga emocionet e momentit. Të rëndësishme janë qëndrimet e të tashmes dhe të ardhmes, andaj besoj në qëndrimet konstruktive dhe kombëtare të zonjës Gërvalla tani si ministre.

G.D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat