Mesazh për PDK-në: Lërini rehat Kurtin, Osmanin e Gërvallën ta udhëheqin Kosovën

Aktuale

Mesazh për PDK-në: Lërini rehat Kurtin, Osmanin e Gërvallën ta udhëheqin Kosovën

Nga: A.Zh Më: 6 maj 2021 Në ora: 23:04
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

Opinionisti Sulejman Mehazi, ka reaguar ndaj deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës.

Mehazi ka akuzuar PDK-në se ka shkatërruar Kosovën për 20 vite në pushtet, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga deputetët e kësaj partie, që ta lënë rehat Qeverinë e Albin Kurtit, ta udhëheq Kosovën me diplomaci.

Reagimi i Mehazit, dërguar në “Bota sot”:

Ju të PDK-së s'keni të drejtë të hidhëroheni e ta hapni gojën

Ju të PDK-së s'keni të drejtë të hidhëroheni e ta hapni gojën, shqiptarët e Kosovës 20 vjet radhazi ua dhanë votën të qeverisni ju Kosovën, e dini pse?, po për shkak luftës suaj që askush nuk mund t'ua mohojë. Luftuat, e krijuat Republikën e Kosovës, por fatkeqësisht edhe pse popullata shqiptare ju mbajti njëzet vjet në pushtet, fatkeqësisht, politikisht ju e shkatërruat Kosovën. Qytetarët e Kosovës për hatër të luftës njëzet vjet ju dhuruan pushtet, kurse ju njëzet vjet bëtë të kundërtën, u pasuruat vetë dhe varfëruat, pikëlluat qytetarët shqiptarë të Kosovës.

Mjafton për ju që keni hyrë në historinë e krijimit të Republikës së Kosovës, jeni themeluesit e saj, prandaj mjafton, ikni e bëhuni të sinqertë e thoni se për luftë ishim të parë, po politikisht të fundit. Dallimi i luftës prej politikës është si nata prej ditës. Lërini rehat Albin Kurtin, Vjosa Osmanin e Donika Gërvallën ta udhëheqin Kosovën se ju jeni për pushkë e jo për politikë e diplomaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat