Lladrovci për Luanin: Rruga e tij ishte rrugë deri në çlirim, me çdo çmim

Aktuale

Lladrovci për Luanin: Rruga e tij ishte rrugë deri në çlirim, me çdo çmim

Më: 6 maj 2021 Në ora: 23:12
Luan Haradinaj

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin, shokun e bashkëluftëtarin, Luan Haradinajn me rastin e 24 vjetorit të rënies në altarin e lirisë.

“Në këtë ditë, para 24 viteve, te Qafa e Mullarit, ishim bashkë. Ishte një kolonë e gjatë e mbushur me plotë ideale, me shumë heronj e heroinën e ardhshme të kombit në përjetësi dhe heronj të gjallë të Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Heroi dhe luani i Kosovës, Luan Haradinaj, sot e ka përvjetorin e kalimit në përjetësi.

Në këtë ditë, para 24 viteve, te Qafa e Mullarit, ishim bashkë. Ishte një kolonë e gjatë e mbushur me plotë ideale, me shumë heronj e heroinën e ardhshme të kombit në përjetësi dhe heronj të gjallë të Kosovës.

Kjo rrugë ku ra Luani, thyerja e kufirit që ndan kombin, nuk u ndal kurrë, prandaj edhe fituam lirinë.  Sepse, nuk ishte rrugë e nisur për t’u ndalur, deri në çlirim, me çdo çmim.

Lavdi heroi i kombit, Luan Haradinaj!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat