Demaliaj i AAK-së për posterët kundër Donika Gërvallës: Turp i turpit

Aktuale

Demaliaj i AAK-së për posterët kundër Donika Gërvallës: Turp i turpit

Më: 7 maj 2021 Në ora: 00:15
Posterë me mbishkrime për Gërvallën, të vendosur rrugëve të Prishtinës.

Shkumbin Demaliaj, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur të turpshme fushatën ndaj ministres Donika Gërvalla dhe posterët e vendosur nëpër Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo është një fushatë shumë e ulët.

“Ndjej keqardhje për atë cilësim. Është turp i turpit ai që e nin veten që ka gjak shqiptari me ba krahasim të Donika Gërvalles me Vukciqin. Ne mund të kemi averzione, kundërshtime politike çdo ditë.

Por, ky cilësim është shumë i ulët dhe i kisha lut ata që merren me këto etiketime të mos bien kaq ulët. Ky cilësim është shumë i ulët”, tha Demaliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat